GJYKATA E LARTË E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË RRËZOI REKURSIN E ISH-PRESIDENTIT TË RSH-së ILIR META | MBETET ME MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Lartë, e Republikës së Shqipërisë ka rrëzuar rekursin e ish-presidentit të RSh-së Ilir Meta.
Ai kishte kërkuar zbutjen e masës së sigurimit vetjak “arrest në burg”.
“Pershendetje! Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur:
Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI-ës në ShBA-ës dhe shpenzimet e familjes së tij.
Ndaj tij, Gjykata e Posaçme dhe Apelit të GJKKO kanë caktuar masën “arrestit në burg”, duke bërë që presidenti i PL-së prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar në paraburgimin “Jordan Misja” (313-ta).
Edhe bashkëshortja e tij (ose ish) Monika Kryemadhi është me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e konsideruar si të paligjshme.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments