GJYKATA E LARTË E SHBA-ës LEJOI USHTRIMIN E LIGJIT TË KOHËS SË LUFTËS PËR DËBIMET E EMIGRANTËVE | AKTIN PËR ARMIQTË E HUAJ; LIGJ I VITIT 1798; I KOHËS SË LUFTËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 8
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Fitore e përkohshme për presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) për dëbimet.
Gjykata e Lartë e ShBA-ës ka autorizuar presidentin të përdorë Aktin për Armiqtë e Huaj, ligjin e vitit 1798 të kohës së luftës, të përdorur nga administrata amerikane për të përshpejtuar dëbimin e emigrantëve.
Gjykata e Lartë e ShBA-ës ka theksuar se personat që do të dëbohen në të ardhmen sipas ligjit duhet të njoftohen dhe t'u jepet mundësia që të shqyrtohet deportimi i tyre.
Tre gjyqtarët demokratë në gjykatën më të lartë të ShBA-ës shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vendimit, ndërsa gjyqtarja republikane Emi Kani Berët (Amy Coney Barrett) shprehu një mospajtim të pjesshëm.
Ditët e fundit, gjykatësi Xheims Bousbërg (James Boasberg) bllokoi përkohësisht presidentin amerikan nga përdorimi i Aktit të Armiqve të huaj kundër pesë venezuelianëve që kanë ngritur një padi duke kundërshtuar dëbimin e tyre.
Disa orë më parë, shefi i drejtësisë Xhon Rabërts (John Roberts) kishte pezulluar një afat kohor të mesnatës për administratën Tramp (Trump) për të deportuar një burrë nga Merilendi (Maryland), i dëbuar gabimisht në një burg famëkeq në El Salvador.
Urdhri i përkohshëm erdhi disa orë pasi Departamenti i Drejtësisë paraqiti një apel urgjent në Gjykatën e Lartë, duke argumentuar se gjyqtarja e qarkut amerikan Polla Ksinis (Paula Xinis) e tejkaloi autoritetin e saj kur urdhëroi z. Kilmar Abrego Garsia (Garcia) të dëbohej në Shtetet e Bashkuara.
Administrata amerikane ka pranuar se z. Abrego Garsia (Garcia) nuk duhej të ishte dërguar në El Salvador, sepse një gjykatës i imigracionit zbuloi se ai ishte në rrezik të torturës.
Por ai nuk është më në paraburgimin e ShBA-ës dhe qeveria nuk ka asnjë mënyrë për ta kthyer atë, ka argumentuar administrata.
Presidenti Tramp (Trump) është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë.
“Gjykata e Lartë ka mbështetur sundimin e ligjit në kombin tonë duke lejuar një president, cilido qoftë ai, të jetë në gjendje të mbrojë kufijtë tanë, familjet tona dhe vetë vendin tonë. Një ditë e madhe për drejtësinë në Amerikë!”, shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”, duke komentuar vendimin e gjykatës më të lartë amerikane që autorizoi administratën të përdorte një ligj të kohës së luftës të vitit 1798 për të dëbuar migrantët e parregullt.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments