Bruksel, Belgjikë | Prokuroria e Magdeburgut ka lëshuar një urdhër arresti kundër autorit të dyshuar të sulmit në tregun e Krishtlindjeve, 50-vjeçarit saudit Taleb Al Abdulmohsen, për vrasje të shumëfishtë dhe tentativë për vrasje të shumëfishtë.
Kjo është bërë e ditur nga policia lokale.
“Unë jam kritiku më agresiv i Islamit”, tha ai.
Dje në orët e vona të mbrëmjes, burri u soll para gjyqtarit të gjykatës së Magdeburgut, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit me akuzën e 5 vrasjeve, vrasjeve të shumta në tentativë dhe lëndimeve të rënda trupore. Prandaj, Al Abdulmohsen u dërgua në një burg.
Ministrja e Brendshme gjermane, Nensi (Nancy) Faeser, ka njoftuar nisjen e hetimeve për raportet e dërguara në të kaluarën autoriteteve gjermane në lidhje me rrezikshmërinë e autorit të dyshuar të masakrës në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg.
“Autoritetet hetimore do të sqarojnë të gjithë sfondin. Ne gjithashtu do të shqyrtojmë me kujdes se çfarë të dhënash kishte në të kaluarën dhe si u trajtuan ato”, tha socialdemokrati, duke folur për Bild am Sonntag.
Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA), siç u konfirmua nga shefi Holger Muench për endin mediatik ZDF, kishte marrë një raport për njeriun nga Arabia Saudite në nëntor 2023.
“Një procedim ka nisur. Policia Saksoni-Anhalt ka marrë për këtë arsye masat e duhura hetimore”, nënvizoi z. Muench.
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf) tha gjithashtu se kishte marrë një raport, në këtë rast përmes kanaleve sociale, në fund të verës së vitit të kaluar. “Raporti, si gjithë të tjerët, është marrë seriozisht”, raporton Bamf.
Z. Taleb Al Abdulmohsen në vitin 2013 kërcënoi urdhrin e mjekëve nga shteti Mecklenburg-Pomerania Perëndimore për të kryer një akt terrorist. Kështu raporton gazeta Spiegel, duke cituar ministrinë e Brendshme.
Frikësimi erdhi nga një mosmarrëveshje mbi njohjen e rezultateve të provimeve gjatë trajnimit të tij të specializuar.
I dyshuari dyshohet se telefonoi duke kërcënuar veprime të rezonancës ndërkombëtare dhe duke iu referuar sulmit islamik në Maratonën e Bostonit, i cili, kishte ndodhur vetëm dy ditë më parë, i cili shkaktoi vdekjen e tre personave dhe të plagosur mbi 260 të tjerëve.
Në shtator të vitit 2013, Gjykata e Rrethit të Rostokut e sanksionoi atë për prishje të qetësisë duke kërcënuar se do të kryente krime.
Autoritetet ndërkohë kanë raportuar se, pas kontrollit në shtëpinë e z. Al Abdulmohsen në Bernburg, deri më tani nuk është gjetur asnjë provë për përgatitjen e sulmit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments