top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E POSAÇME (GJKKO): KRYETARI I ARRESTUAR I BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ DUHET TË QËNDROJË NË QELI | PROKURORIA E POSAÇME GJER MË TASH KA KRYER 114 VEPRIME PROCEDURIALE PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) nuk ndryshoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg” për kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 

Ai gjendet në burg qysh prej datës 10 shkurt të vitit 2025.

 

Gjykata e Posaçme u njoh me informacionin dy mujor dhe veprimet hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

 

Prokuroria e Posaçme ka kryer 114 veprime proceduriale penale që lidhen me akuzat ndaj z. Veliaj, duke përfshirë kontrollin e telefonave të lëvizshëm (celularëve) të sekuestruar si dhe marrjen e dëshmisë.

 

Z. Veliaj akuzohet për shkelje penale të parashikuara si:

1- Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë).

2- Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

3- Futja e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

 

Sipas akt-akuzës paraprake të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), z. Veliaj dhe bashkëshortja e tij, znj. Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar paligjshmërisht fonde publike.

 

Njoftim | 1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

 

“1. Informacion 2 (dy) mujor në lidhje me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Elman Abule.”.

 

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe 246 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 219, datë 23.04.2025, vendosi:

 

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7, datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

 

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

 

Tiranë, më datë 23.04.2025

 

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page