top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E POSAÇME (GJKKO) RRËZOI KËRKESËN PROCEDURIALE PENALE TË ISH-GJYQTARES SË ELBASANIT PAJTIME FETAHU | KËRKOI DALJEN NGA BURGU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 1
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme (GjKKO) rrëzoi kërkesën proceduriale penale të ish-gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.

 

Ajo kërkoi daljen nga burgu.

 

Ajo akuzohet si e lidhur me organizatën kriminale të drejtuar nga z. Suel (Sul) Çela.

 

Njoftim | Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

 

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 230/2, 238 dhe 260/2 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 89, datë 01.04.2025, vendosi:

 

Rrëzimin e kërkesës së kërkueses (personit nën hetim) Pajtime Fetah.

 

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page