top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E POSAÇME (GJKKO) SHTYU SËRISH SEANCËN PËR SHQYRTIMIN E AKTEVE PROCEDURIALE PENALE NË PËRMBAJTJEN E DOSJES SË NJOHUR RËNDOM SI “PARTIZANI” | SEANCA E RADHËS MË 15 PRILL 2025; ORA 14:00.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 11
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme (GjKKO) shtyu sërish seancën për shqyrtimin e akteve proceduriale penale në përmbajtjen e dosjes së njohur rëndom “Partizani”.

 

Si shkak është bërë mungesa e avokatit të z. Xhimi Begeja.

 

Seanca gjyqësore u shty për në datën 15 prill të vitit 2025, në orën 14:00.

 

Nën hetim penal paraprak për dosjen “Partizani” u vendos edhe kryetari aktual i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

 

Z. Berisha akuzohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në funksion të interesave proceduriale administrative të dhëndrit të tij, të z. Jamarbër Malltezi.

 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, falë atyre ndryshimeve ligjore z. Malltezi arriti që të fitonte 5.4 milionë euro.

 

Ndaj z. Berisha dhe ndaj z. Malltezi vazhdojnë të jenë në fuqi masat e sigurimit vetjak edhe pse hetimet penale paraprake ndaj tyre janë mbyllur dhe aktet proceduriale janë dërguar në Gjykatën e Posaçme për zhvillimin e gjyqit paraprak.

 

Ndaj z. Berisha është në fuqi masa e sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.

 

Ndaj z. Malltezi është në fuqi masa e sigurimit vetjak “arrest shtëpie”.

 

Bashkë të pandehur me ta janë edhe:

1- Sipërmarrësi Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”.

 

2- Z. Xhimi Begeja, i pandehur për “pastrimit të parave”.

 

Të pandehurit e dosjes penale “Partizani” janë:

1- Z. Sali Berisha, ish kryeministër.

Ai akuzohet për veprën penale të parashikuar si “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me z. Jamarbër Malltezi parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.


2- Z. Jamarbër Malltezi (dhëndri i z. Berisha).

Ai akuzohet për veprën penale të parashikuar si “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me z. Sali Berisha, dhe për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

 

3- Z. Fatmir Bektashi akuzohet për veprën penale të parashikuar si “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

4- Z. Xhimi Begeja (ortaku i z. Malltezi, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për veprën penale të parashikuar si “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

5- Znj. Andia Pustina (financierja që kryente operacionet financiare dhe ligjore të subjektit Homeplan sh.p.k) akuzohet për veprën penale të parashikuar si “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page