GJYKATA E SARAJEVËS DËNOI PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SRPSKA MILORAD DODIK ME 1 VIT BURG + 6 VJET NDALIM NGA VEPRIMTARIA POLITIKE | MOSBINDJE NDAJ PËRFAQËSUESIT TË LARTË NDËRKOMBËTAR KRISTIAN SHMID.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 26
- 1 min read

Sarajevë, Bosnje Hercegovinë | Gjykata e Sarajevës dënoi shtetasin e Republika Srpska Milorad Dodik me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim nga veprimtaria politike, në një gjyq për mosbindje ndaj Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, z. Kristian Shmid (Christian Schmidt).
Dënimi kundër z. Dodik është i shkallës së parë dhe udhëheqësi serb i Bosnjës ka të drejtë të apelojë.
Kjo do të thotë se deri në ankesën dhe vendimin përfundimtar nuk do të ndryshojë asgjë për të, dhe ai do të mund të vazhdojë të kryejë lirisht detyrat e tij.
Në të njëjtin gjyq, gjykata e Sarajevës liroi z. Milos Lukiç, redaktorin e Gazetës Zyrtare të Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe të Bosnje-Hercegovinës, president i të cilit është z. Dodik, i akuzuar gjithashtu për mosbindje ndaj Përfaqësuesit të Lartë, vendimet e të cilit gazeta e tij refuzon t'i botojë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments