GJYKATA E STAMBOLLIT VLERËSOI TË LIGJSHËM ARRESTIMIN E KRYETARIT TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EQEREM IMAMOGLU (EKREM İMAMOĞLU) | AKUZOHET PËR RRYSHFET + NDIHMË DHE NXITJE TERRORIZMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 23
- 1 min read

Stamboll, Turqi | Gjyqtarët e gjykatës së Stambollit kanë lënë në fuqi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit Eqerem Imamoglu (Ekrem İmamoğlu) i arrestuar dhe nën hetim paraprak penal për korrupsion.
Ky lajm rapotohet nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.
Z. Imamoglu ishte në paraburgim që nga e mërkura për disa akuza penale, duke përfshirë ryshfet dhe ndihmë dhe nxitje terrorizmi.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários