top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË PO MANIPULOHET PËR TA SHPALLUR IZRAELIN FAJTOR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 27, 2023
  • 3 min read

Nga Jonathan Turner*. *Jonathan Turner është Shefi Ekzekutiv i Avokatëve të Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin (UKLFI).

Tel Aviv, Izrael | Akuzat e sajuara kundër Izraelit do të publikohen së shpejti nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ).


Edhe pse jo ligjërisht i detyrueshëm, një opinion i ardhshëm këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka të ngjarë të ketë një ndikim të madh në promovimin e antisemitizmit dhe BDS kundër Izraelit në mbarë botën.


Në fund të vitit të kaluar, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi një rezolutë që përmbante një sërë akuzash të rreme kundër Izraelit.

Ajo përfundoi duke kërkuar opinionin e GJND-së për dy pyetje:


1- “Cilat janë pasojat ligjore që rrjedhin nga dhunimi i vazhdueshëm nga Izraeli i së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje, nga pushtimi i zgjatur, vendosja dhe aneksimi i territorit palestinez të pushtuar që nga viti 1967, përfshirë masat që synojnë ndryshimin e përbërjes demografike, karakteri dhe statusi i Jerusalemit, dhe nga miratimi i legjislacionit dhe masave diskriminuese lidhur me të?


2- “Si ndikojnë këto politika dhe praktika të Izraelit… në statusin ligjor të okupimit, dhe cilat janë pasojat ligjore, që lindin për të gjitha Shtetet dhe Kombet e Bashkuara nga ky status?


Për të ndihmuar Gjykatën, Sekretariati i OKB-së ka ofruar mbi 29000 faqe dokumente.


Një raport dhe rezolutë e rreme pason një tjetër, duke përsëritur dhe zgjeruar pretendimet e shtrembëruara që kanë origjinën nga paragjykimi, ose janë shqiptuar nga frika, ose sajuar nga propagandistët, dhe më pas janë përpiluar nga OJQ-të raciste, dhe Komisionet e OKB-së.


Në rastin e fundit të tillë kundër Izraelit, GJND-ja këshilloi në vitin 2004 se barriera e sigurisë në Bregun Perëndimor është e paligjshme.


Ky opinion, gjithashtu, bazohej në informacione të rreme të ofruara nga Sekretariati i OKB-së.


Ai u shkatërrua plotësisht nga një vendim i shkëlqyer i gjykatësit izraelit Aharon Barak, në çështjen e mëvonshme Alfei Menashe, në Gjykatën Supreme të Izraelit.


Gjyqtari Barak vuri në dukje, për shembull, se opinioni i GJND-së i referohej një rënie prej 40% të ngarkesës me çështje në spitalin e OKB-së në qytetin Çalçilia të Bregut Perëndimor, si dëshmi e ndikimit të tmerrshëm të pengesës së sigurisë tek banorët e saj.


Por ai vuri në dukje se dy spitale të reja sapo ishin hapur në Çalçilia dhe ishte e arsyeshme të supozohej se kjo ndikonte në ngarkesën e rasteve të spitalit të OKB-së.


Shpifjet e shekujve kanë rezultuar në një situatë, në të cilën, konkluzionet që fajësojnë hebrenjtë për fatkeqësitë, janë nxjerrë lehtësisht, dhe akuzat e rreme kundër tyre pranohen me mendjelehtësi.


Në kohët moderne, paragjykimet kundër popullit hebre, janë drejtuar kundër Izraelit, si shteti i vetëm hebre në botë.


Ky paragjykim është shtuar nga shfrytëzimi i suksesshëm i organeve të OKB-së, nga anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), dhe aleatët e tyre, në vendet në zhvillim, për t'u fokusuar, në një masë krejtësisht disproporcionale, në kritikat ndaj Izraelit.


Pyetjet e bëra GJND-së presupozojnë se Izraeli po i mohon popullit palestinez të drejtën e tij për vetëvendosje.


Por a do t'i thuhet Gjykatës se sipas një sondazhi të opinionit të vitit 2021 nga agjencia palestineze e lajmeve SHFA, 93% e arabëve të Jerusalemit do të preferonin vazhdimin e sundimit izraelit të qytetit të bashkuar?


Dhe a do të përmendet se liderët palestinezë nuk kanë mbajtur zgjedhje të përgjithshme që nga viti 2006?


Ata ankohen se Izraeli ka synuar të ndryshojë përbërjen demografike të Jeruzalemit.


A do të vërejë dikush se përqindja arabe e popullsisë së Jeruzalemit është rritur nga 26% në 39% që nga viti 1967?


Procesi aktual të kujton mosmarrëveshjet mesjetare, në të cilat, mund të kishte vetëm një vendim, se hebrenjtë janë fajtorë.


Tani, si atëherë, përfaqësuesit tanë janë përballur me një vendim të vështirë: a duhet të përpiqen të kundërshtojnë masat e falsiteteve, të cilat, mund t'i japin më shumë besueshmëri procesit të rremë, apo thjesht ta denoncojnë atë si një pafytyrësi?


Në rastin e barrierave të sigurisë, Izraeli argumentoi se GJND-ja nuk duhet të jepte një opinion, dhe nuk iu drejtua de fakto në një masë të madhe. Argumentet e tij u hodhën poshtë.


Por dikush duhet t'i thotë GJND-së, dhe botës, se i është paraqitur një tufë gënjeshtrash.


Nëse Gjykata miraton informacionin e rremë, dhe të shtrembëruar, ajo do të nxisë armiqësinë, dhe dhunën raciste kundër Izraelit, dhe popullit hebre në mbarë botën, dhe do ta bëjë paqen më të vështirë për t'u arritur.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page