top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA NDËRKOMBËTARE PENALE PARALAJMËROI KRYEMINISTRIN E HUNGARISË VIKTOR ORBAN TË RESPEKTOJË URDHËRARRESTIN KUNDËR KRYEMINSITRIT BENJAMIN NETANJAHU SEPSE ËSHTË DETYRIM QË BURON NGA STATUTI I ROMËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 31
  • 1 min read

Hagë, Vendet e Ulëta | Gjykata mbështetet tek shtetet për të zbatuar vendimet e saj.


Ky nuk është vetëm një detyrim ligjor ndaj vetë Gjykatës, siç parashikohet nga Statuti i Romës, por edhe një përgjegjësi ndaj shteteve të tjera palë”, tha zëdhënësi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në lidhje me vizitën në Hungari të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, i cili, do të pritet nga kryeministri Viktor Orban të mërkurën pavarësisht urdhërarrestit ndërkombëtar kundër tij.

 

Nuk i takon shteteve individuale të vlerësojnë në mënyrë të njëanshme legjitimitetin ose vlefshmërinë e vendimeve të GjNP-së”, shtoi zëdhënësi.

 

Nëse një shtet ka ndonjë dyshim apo shqetësim për bashkëpunimin me Gjykatën, ai ka mundësinë të konsultohet me të në kohë dhe në mënyrë efektive”, theksoi më tej zëdhënësi i GjNP-së, duke kujtuar se neni 119 i Statutit të Romës përcakton qartë se çdo mosmarrëveshje në lidhje me funksionet gjyqësore të Gjykatës duhet të zgjidhet nga vetë Gjykata.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page