top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA RUSE HOQI REGJIMIN TALEBAN NGA LISTA TERRORISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Gjykata e Lartë ruse hoqi zyrtarisht përcaktimin e talebanëve si organizatë terroriste të enjten, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin diplomatik të Moskës ndaj sundimtarëve de fakto të Afganistanit.

 

Lëvizja u konfirmua nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila, deklaroi se vendimi synon të lehtësojë krijimin e një partneriteti të plotë me talebanët, duke përmendur nevojën për bashkëpunim në luftën kundër trafikut të drogës dhe terrorizmit, si dhe ndërtimin e lidhjeve ekonomike.

 

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht të vitit 2021, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur të udhëhequr nga z. Ashraf Ghani.

 

Si përgjigje, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi masa sanksionesh, duke përfshirë një ngrirje të aseteve, ndalime udhëtimi dhe një embargo armësh, të cilat, mbeten në fuqi sipas Rezolutës 2615 në 2021 dhe u riafirmuan në Rezolutën 2744 në 2024.

 

Rezoluta mandaton Grupin Joformal të Punës të shqyrtojë praktikat e zbatimit dhe vlerësimit të sanksioneve.

 

Këto sanksione vazhdojnë të kufizojnë angazhimin ndërkombëtar me individë dhe entitete të lidhura me talebanët.

 

Ndërsa qeveria ruse theksoi se heqja e emërtimit terrorist nuk ndikon në përputhjen e saj me sanksionet ekzistuese të OKB-së, masa ngre pyetje në lidhje me konsistencën e praktikës shtetërore sipas Kapitullit VII të Kartës së OKB-së, e cila, mandaton të gjitha shtetet anëtare të zbatojnë sanksionet e Këshillit të Sigurimit për të ruajtur ose rivendosur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

 

Pavarësisht premtimeve të talebanëve për të ndërtuar një qeveri gjithëpërfshirëse dhe për të mbrojtur të drejtat e grave për punë dhe arsimim në vitin 2021, Raporti i Human Rights Watch tha se talebanët kanë krijuar krizën më serioze në botë të të drejtave të grave, duke dokumentuar shkeljen sistematike të të drejtave të grave nga talebanët.

 

Qeveria talebane ka marrë masa të ndryshme për të kufizuar pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe është përfshirë në diskriminim sistematik gjinor.

 

Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë i jep fund zyrtarisht përcaktimit 20-vjeçar të talebanëve nga Rusia si organizatë terroriste që nga viti 2003 për shkak të shqetësimeve mbi lëvizjet xhihadiste në Azinë Qendrore dhe rajonin rus të Kaukazit të Veriut.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page