GJYKATA THEMELORE E FERIZAJT: 30 DITË PARABURGIM PËR TË AKUZUARIT SI VRASËS TË PUNONJËSIT TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS MUAHAMED LIKA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 5 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Gjykata Themelore e Ferizajt shqiptoi masën e sigurimit vetjak arrest me afat 30-ditor për:
1- Z. Haki Bela.
2- Z. Edmond Lika.
3- Z. Shkëlqim Kuka.
4- Z. Rilind Murati.
5- Z. Diamant Gashi.
6- Z. Vatan Çaka.
Ata akzohen se në bashkëpunim kriminal me njëri-tjetrin kryen vrasjen e punonjësit të Policisë së republikës së Kosovës Muhamed Lika në Kaçanik.
I mituri Rejhan Bela i identifikuar si i dyshuari kryesor për kryerjen e aktit të vrasjes është vendosur në paraburgim për tridhjetë (30) ditë.
Vendimi iu shqiptua nga Departamenti për të Mitur pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Ata akuzohen për vrasjen e punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës Muhamed Lika.
Ata janë praktikues të vlerave të islamit radikal.
Zakonisht këto vlera fetare financohen nga Serbia dhe nga Rusia, me ndërmjetësimin e shoqatave arabe dhe të propagandistëve arabë (kryesisht subjekte që ushtrojnë funksione te agjencitë e inteligjencës por që maskohen dhe paraqiten në publik si misionarë dhe bamirës fetarë islamikë).
Njoftim | Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 01.04.2025 rreth orës 23:00 në një rrugë të Kaçanikut, përkatësisht në hyrje të një ndërtese, të pandehurit duke vepruar në bashkëkryerje, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë planifikuar për ta privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë - rreshter M.L., me detyrë në Stacionin Policor në Kaçanik, në atë mënyrë që më pas i mituri, me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin e policisë - rreshter M.L., ku viktima pas përfundimit të orarit të punës në ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, i njëjti ishte përcjellë në vazhdimësi nga madhorët deri te hyrja e banesës së tij, ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar, duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plafët e marra, viktima M.L., në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ik nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit “D.”, ku bashkohet me të pandehurin R.M., i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “M.D.”, ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i pandehuri H.B., i cili e përcjellë zyrtarin policor prej momentit të daljes nga stacioni duke i shkuar mbrapa e pas kryerjes së veprës penale nga i mituri rreth 14 minuta mbrapa vije në afërsi të vendit të ngjarjes duke qëndruar një kohë dhe duke u larguar, i pandehuri V.Ç., është parë në shoqëri të të pandehurve R.M. dhe të miturin ku të njëjtit para kryerjes së veprës penale vërehen duke vëzhguar vendin e ngjarjes, i pandehuri E.L., në bazë të video incizimeve është parë në shoqëri të të pandehurve ku së bashku me të pandehurin Sh.K., e përcjellin rreshterin M.L., nga daja nga Stacioni Policor, ku i pandehuri E.L., derisa ka qenë në veturën “Opel Astra” me të kaluar viktima del nga vetura pronë e të pandehurit Sh., dhe vazhdon me veturën “Golf II” në përcjellje të viktimës, ndërsa i pandehuri Sh., vazhdon me veturën “Opel Astra” duke përcjellë viktimën, i pandehuri D.G., përmes telefonit kontakton të pandehurin H.B. dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë në ushqim dhe gjëra tjera të miturit”, thuhet në njoftim.
lidhje me këtë rast janë Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Çaka.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









HAKI BELA; EDMOND LIKA; SHKËLQIM KUKA; RILIND MURATI; DIAMANT GASHI; VATAN ÇAKA DO TË DALIN NË GJYQ PËR MASË SIGURIMI NË ORËN 13:00 | AKUZOHEN PËR VRASJEN E PUNONJËSIT TË POLICISË SË RKS MUHAMED LIKA.
Ferizaj, Republika e Kosovës | Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon që ndaj të akuzuarve si vrasës të punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës Muhamed Lika (akt kriminal i kryer në Kaçanik) të shqiptohen masat e sigurimit vetjak.
Të arrestuar janë:
1- Z. Haki Bela.
2- Z. Edmond Lika.
3- Z. Shkëlqim Kuka.
4- Z. Rilind Murati.
5- Z. Diamant Gashi.
6- Z. Vatan Çaka.
Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet në orën 13:00, në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
I mituri Rejhan Bela i identifikuar si i dyshuari kryesor për kryerjen e aktit të vrasjes është vendosur në paraburgim për tridhjetë (30) ditë.
Vendimi iu shqiptua nga Departamenti për të Mitur pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sipas përmbajtjes së akteve proceduriale penale vrasja u krye për 47 sekonda.
Në datën 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në katin e dytë, të hyrjes së një objekti banimi, i mituri në bashkëpunim të lartpërmendurit (me dashje dhe me paramendim) vranë të ndjerin Muhamed Lika.
“Viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hamja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri Rejhan Bela i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra, viktima Muhamet Lika në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur”, thuhet në aktet proceduriale penale të organit të akuzës.
“Nga momenti i hyrjes së të miturit Rejhan në objekt deri në daljen janë 47 sekonda, pastaj rreth orës 22:58, nga kamerat e sigurisë, vërehet duke u kthyer me vrap mbrapa nga kishte ardhur pas kryerjes së vrasjes duke ikur në drejtim të lokalit Dukagjini”, thuhet po atje.
Në aktet proceduriale penale gjendet edhe një bisedë e inçizuar e kryer mes të lartpërmendurve.
“Pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit…. ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë”, thuhet po atje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios