GJYKATA THEMELORE NË MITROVICË SHQIPTOI NDAJ BLEON DIBRANIT MASËN E SIGURIMIT VETJAK “ARREST NË BURG” PËR 30 DITË | AKUZOHET SE VRAU ME ARMË ZJARRI ARDIT ZYMERIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 24
- 1 min read

Mitrovicë, Republika e Kosovës | Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit Bleon Dibrani, i akuzuar për veprat penale:
1- “Vrasje e rëndë”.
2- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Njoftim | Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B. D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë, thuhet në njoftimin zyrtar. 👇👇👇
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments