GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË KONFIRMOI AKTAKUZËN PENALE NDAJ NAIM MURSELIT; GRANIT PLAVËS; KUSHTRIM KOKALLËS | AKUZOHEN PËR VRASJEN E LIRIDONA ADEMAJT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 7
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën penale ndaj:
1- Z. Naim Murseli.
2- Z. Granit Plava.
3- Z. Kushtrim Kokalla.
Ata akuzohen për vrasjen e znj. Liridona Ademaj, ngjarje kriminale e ndodhur më 29 nëntor të vitit 2023.
“Refuzohen kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën shenjën PP.1.nr.256/2023, e datës 15.01.2025, të parashtruara nga mbrojtësi i të akuzuarit Naim Murseli, Av. Teuta Zhinipotoku, më atë 26.02.2025 nga mbrojtësi i të akuzuarit Granit Plava, Av.Skender Gojani, më datë 04.03. 2025 dhe nga mbrojtëvsi i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, Av. Ndrecë Dodaj më datë 11.03.2024, si të pabazuara”, thuhet në vendim e Gjykatës.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments