GJYQI PËR VLEFTËSIMIN E MASËS SË ARRESTIT PËR VRASËSIN FILIPINEZ MARK ENTËNI (ANTONY) SAMSON ZGJATI 5 ORË: PRANOI VRASJEN E ILARIA SULËS POR QËNDROI NË HESHTJE NË LIDHJE ME ROLIN E PRINDËRVE TË TIJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 4
- 2 min read

Romë, Itali | Një rrëfim i gjatë që zgjati mbi pesë orë, në të cilin vrasësi filipinez Mark Entëni (Antony) Samson përsëriti se ai kishte vrarë znjs. Ilaria Sula në një krim të pamenduar.
Ai deklaroi se e bëri gjithçka vetë.
Ai ka ushtruar të drejtën për të mos iu përgjigjur pyetjeve të gjyqtarit hetues për rolin e prindërve.
Kështu u shpreh vrasësi 23-vjeçar që rrëfeu vrasjen e studentes shqiptare nga Umbria, gjatë marrjes në pyetje për të vërtetuar arrestimin. Ai pohoi gjithashtu se kishte pastruar vendin e sulmit.
Prokurorët e akuzojnë atë për vrasje të rëndë me dashje dhe fshehje të kufomës, pasi ka tentuar të heqë qafe trupin e Ilarisë duke e hedhur në një përrua, pasi e kishte mbyllur në një valixhe.
Znjsh. Ilaria Sula u vra në mëngjesin e 26 marsit të vitit 2025 pasi kaloi natën në shtëpinë e ish-it të saj.
I dyshuari shpjegoi se e reja kishte shkuar në banesën e tij në rrugën Homs (Via Homs), në lagjen afrikane, në mbrëmjen e datës 25 për t'i kthyer disa nga rrobat e tij.
Sipas tij, ajo kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për këtë arsye preferoi të flinte me të, për të shmangur transportin publik.
Sipas vrasësit, të dy së fundmi i kishin dhënë fund një lidhjejesentimentale që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.
Nuk u gjetën gjurmë gjaku brenda makinës që përdori vrasësi filipinez Mark Samson për të transportuar trupin e ish-të dashurës së tij në pyllin e komunës së Polit ku u gjet nga policia brenda një valixhe.
Kështu rezulton nga hetimet e policisë.
Një kamerë ka filmuar makinën e vrasësit në mbrëmjen e 26 marsit të vitit 2025 në zonën ku ai kishte fshehur trupin.
Po shqyrtohet pozicioni i prindërve të vrasësit në lidhje me veprimet e tij.
Gjurmë gjaku janë evidentuar veçanërisht në dhomën e gjumit, të banesës ku jetonin edhe prindërit e tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments