top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYQTARI ENGERT PËLLUMBI: SEANCA GJYQËSORE KU DO TË SHPALLET VENDIMI PËR KËRKESËN PROCEDURIALE PENALE TË KRYETARIT TË ARRESTUAR TË BASHKISË SË TIRANËS ERION VELIAJ SHTYHET PËR NESËR NË ORËN 10:00.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Tiranë, Shqipëri | Përfundoi seanca gjyqësore në Apelin e GjKKO-së gjatë zhvillimit të së cilës u shqyrtua kërkesa proceduriale penale e kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me anë të së cilës, kërkoi lehtësimin e masës së sigurimit vetjak “arrest në burg”.

 

Gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi se seanca gjyqësore do të shtyhet për nesër në orën 10:00.

 

Seanca gjyqësore në Apelin e GjKKO-së nisi rreth orës 12:40.

 

Në nisje të saj, avokati i i z. Veliaj i quajtur Artur Selmani paraqiti qëndrimin e tij mbi provat e reja që ka paraqitur Prokuroria e Posaçme (SPAK), përfaqësues të së cilës ishin prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani.

 

Z. Veliaj duke folur gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore kërkoi që seanca të mbahej e hapur për mediat.

 

Z. Veliaj ka kundërshtuar pretendimet e prokurorëve duke deklaruar se nuk ka asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut.

 

Z. Veliaj deklaroi se është mbajtur për një muaj në izolim që të gjenden prova të reja, ndërsa sjell në vëmendje edhe deklaratat e deputetit të partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha, i cili, ka kërcënuar hapur SPAK e prokurorët, duke i quajtur organizatë kriminale.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page