top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYQTARJA BENEDIKT DË PERTHUI (BÉNÉDICTE DE PERTHUIS) QË DËNOI DËNOI ME BURG POLITIKANEN E EKSTREMIT TË DJATHTË MARIN LË PEN (MARINE LE PEN) U VENDOS NËN MBROJTJE POLICORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 1
  • 1 min read

Paris, Francë | Znj. Benedikt dë Pethui (Bénédicte de Perthuis), magjistratja e gjykatës së Parisit, e cila, ishte shënjestër e kërcënimeve pasi dje dënoi politikanen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në gjyqin për mashtrim në Parlamentin Evropian, është vënë nën mbrojtjen e policisë.

 

Sipas burimeve policore të cituara nga gazeta fanceze Le Figaro, magjistratja është vënë nën mbrojtje dhe një patrullë oficerësh është vendosur para shtëpisë së saj.

 

Magjistratja dënoi dje znj. Marin Lë Pen (Marine Le Pen) me katër vjet burg, dy prej të cilave pa lirim me kusht me byzylyk elektronik, 100 mijë euro gjobë dhe pesë vjet pakualifikim me efekt të menjëhershëm për mashtrim dhe përvetësim.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page