top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYQTARJA E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELSA TOSKA DHA DORËHEQJE NGA FUNKSIONI I SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 19, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, të Republikës së Shqipërisë, Elsa Toska, dha dorëheqje nga funksioni i saj.

 

Ajo e motivoi aktin e dorëheqjes me shkaqe vetjake të cilat nuk i bëri publike.

 

Lajmi u pohua nga zyra për shtyp e Gjykatës Kushtetuese.

 

Njoftim | “Në përgjigje të interesimit tuaj ju njoftoj se gjyqtare Elsa Toska ka paraqitur kërkesën për dorëheqje”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Tashmë Gjykata Kushtetuese mbeti me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.

 

Gjyqtarja Elsa Toska u votua nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, në muajin nëntor të vitit 2019.

 

Ajo u bë një nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pasi u votua me 105 vota pro dhe 2 kundër nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

 

Ajo ka studiuar në Fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe ka doktoruar për ligjin kushtetues dhe atë administrativ.

 

Ajo e ka filluar karrierën si ndihmës komisionere e Avokatit të Popullit të RSh.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Yorumlar

5 üzerinden 0 yıldız
Henüz hiç puanlama yok

Puanlama ekleyin
bottom of page