GOOGLE DO TË INVESTOJË 2 MILIARDË $ PËR TË RIVALIZUAR OPEN AI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 30, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Kompania teknologjike Google ka rënë dakord të investojë deri në 2 miliardë $, në kompaninë e inteligjencës artificiale Anthropic, raportoi të dielën agjencia e lajmeve Rojters (Reuters).
Siç është bërë e ditur, kompania Google ka investuar 500 milionë $ në rivalin e OpenAI-it, dhe ka rënë dakord të shtojë 1.5 miliardë $ më shumë me kalimin e kohës.
Kompania Google është tashmë një investitor në Anthropic, dhe investimi i ri do të shënonte një rritje në përpjekjet për të konkurruar më mirë me Microsoftin, mbështetësin e madh të krijuesit të ChatGPT OpenAI, teksa gjigantët e teknologjisë garojnë për të futur inteligjencën artificiale në aplikacione.
Kompania Amazon tha gjithashtu muajin e kaluar se do të investonte deri në 4 miliardë $ në Anthropic për të konkurruar me rivalët.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários