top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GOOGLE DO TË PREZANTOJË GEMINI AI NË VITIN 2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 4, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Google ka anuluar ngjarjet e planifikuara për këtë javë në lidhje me Gemini AI, dhe tani planifikon të lançojë një model gjuhësor të madh multimodal të quajtur GPT-4, një konkurrent i Open AI, vitin e ardhshëm.


Google njoftoi Gemini-in në konferencën e tij I/O 2023, si një model të nivelit fillestar me “aftësi mbresëlënëse multimodale”, dhe fillimisht ishte planifikuar të zbulohej para fundit të këtij viti, në një kornizë kohore të pazakontë të nisjes së festave.


Kjo nuk është pohuar publikisht, por, burimet tani pohojnë se Gemini AI po lufton me çështjen e jo-anglishtes.


Pikërisht për këtë çështje, CEO Sundar Pichai ka vendosur të vonojë lançimin e tij.


Gemini AI do të jenë në gjendje të përdoren për qëllime të ndryshme, dhe të kombinojnë lloje të ndryshme të dhënash, si foto, dhe tekst për nevojat e detyrave më të vështira.


Në muajin maj, kompania Google tha se “Gemini do të jetë i disponueshëm në madhësi të ndryshme, dhe me aftësi të ndryshme, pasi të rregullohet dhe testohet në mënyrë rigoroze.


Gemini AI pritet të sjellë përmirësime në teknologjinë ekzistuese të inteligjencës artificiale (AI) të Google, dhe produktet e aktivizuara me inteligjenca artifiaciale (AI) si Bard, Google Assistant dhe Search.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page