“GOOGLE” KONSUMOI 5.6 MILIARDË LITRA UJË PËR TË FTOHUR MOTORRËT E KËRKIMIT | 20 % MË SHUMË SE VJET.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 30, 2023
- 1 min read

Palo Alto, Kaliforni, Amerikë | Raporti mjedisor i publikuar së fundmi nga kompania Google për vitin 2023, zbulon një rritje të konsiderueshme të konsumit të ujit prej saj. Kompania përdori 5.6 miliardë litra ujë në vitin 2022, ekuivalente me nevojat e ujitjes të 37 fushave të golfit. Shumica e këtij uji, rreth 5.2 miliardë gallona, u përdor nga qendrat e të dhënave të Google, që përfaqëson një rritje prej 20% nga viti i kaluar. Kjo rritje e përdorimit të ujit përputhet me kapacitetin kompjuterik në rritje të kompanisë, i nxitur kryesisht nga inteligjenca artificiale. Pavarësisht angazhimit të Google për të rimbushur ujin për të kompensuar përdorimin e tij, ekspertët ngrenë shqetësime për qëndrueshmërinë afatgjatë të kësaj tendence. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Bình luận