top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GOOGLE PREZANTON INTELIGJENCËN ARTIFICIALE MË TË FUQISHME: GEMINI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 12, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Google zbuloi “Gemini”-in, modelin më të ri të inteligjencës artificiale. Gemini është modeli më i aftë dhe më i fuqishëm i inteligjencës artificiale që kemi ndërtuar ndonjëherë. Ai është projektuar që nga themeli për të qenë multimodal dhe i optimizuar për tre madhësi të ndryshme: Ultra, Pro dhe Nano”, shpjegoi z. Sandar Pikai (Sundar Pichai), CEO i Google, dhe Alphabet, në një deklaratë zyrtare. Në praktikë, inteligjenca artificilae (AI) mund të kuptojë dhe prodhojë përmbajtje tekstuale, fotografike, video dhe audio, si dhe të zhvillojë vetë kodin kompjuterik. Sot është një moment historik i rëndësishëm për zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), dhe fillimi i një epoke të re”, tha më tej në deklarimet e tij z. Pikai (Pichai). Versioni i parë i “Gemini” u krijua për të punuar në pajisje të ndryshme, nga telefonat inteligjentë te qendrat e të dhënave. Për këtë, Google ka dalluar tre nivele të ndryshme. Niveli i parë, Ultra, është e dedikuar për detyra komplekse. Niveli i dytë, Gemini Pro, mund të aplikohet për detyra të përmasave të mesme. Niveli i tretë, Nano, do të punojë në pajisje të vetme. Ai do të jetë i disponueshëm në anglisht në më shumë se 170 vende dhe territore, me plane për të shtuar gjuhë të tjera në muajt e ardhshëm. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page