top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GREQI: LIGJVËNËSI KONSERVATOR VETERAN KONSTANTINOS TASULAS (TASOULAS) U ZGJODH DHE U BETUA SI PRESIDENTI I RI I GREQISË.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox
Presidenti i ri i Greqisë, Konstantinos Tasulas (Tasoulas) - nga e majta - falënderoi anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ndërsa kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) qëndronte pranë tij, pas ceremonisë së betimit të tij në Parlament, në Athinë, të enjten, më 13 mars të vitit 2025.
Presidenti i ri i Greqisë, Konstantinos Tasulas (Tasoulas) - nga e majta - falënderoi anëtarët e Sinodit të Shenjtë, ndërsa kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) qëndronte pranë tij, pas ceremonisë së betimit të tij në Parlament, në Athinë, të enjten, më 13 mars të vitit 2025.

Athinë, Greqi | Ligjvënësi konservator veteran Konstantinos Tasulas (Tasoulas) u betua si presidenti i ri i Greqisë të enjten, ndërsa qeveria po përballet me zemërimin e vazhdueshëm të publikut për një katastrofë vdekjeprurëse hekurudhore dy vjet më parë.

 

Juristi 65-vjeçar dhe ish-kryetar i parlamentit do të shërbejë një mandat pesë-vjeçar në një rol kryesisht ceremonial.

 

Ai pason znj. Katerina Sakellaropoulou, një gjyqtare e lartë në pension dhe gruaja e parë që mbajti atë detyrë.

 

Një konservator i fortë, zgjedhja e z. Tasulas (Tasoulas) shënon një largim nga tradita e kërkimit të konsensusit ndërpartiak për presidencën.

 

Qeveria e qendrës së djathtë është ende duke u përballur me pasojat e një përplasjeje hekurudhore të vitit 2023 që vrau 57 persona, e cila, shkaktoi greva dhe protesta masive për mungesën e perceptuar të përgjegjësisë politike.

 

Në ceremoninë e së enjtes, rojet presidenciale me fustanellë me qeleshe (plisa), kapele të kuqe dhe këmisha të ndezura kaluan ngadalë përpara një memoriali të improvizuar jashtë Parlamentit.

 

Homazhi, i stolisur me qirinj dhe lule, përmbante emrat e viktimave të skalitur me bojë të kuqe.

 

Pas zgjedhjes së tij muajin e kaluar, z. Tasulas (Tasoulas) u zotua të promovojë unitetin kombëtar.

 

Greqia duhet të rrisë më tej pozitën e saj ndërkombëtare, duke u përpjekur gjithashtu për përparim dhe besim brenda”, tha ai. “Unë besoj se këto synime ndahen gjerësisht”, tha ai.

 

Pavarësisht mbajtjes së një epërsie në sondazhet e opinionit, kryeministri Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) ka parë rënien e vlerësimeve të miratimit të tij në javët e fundit.

 

Ai po përgatit një riorganizim të kabinetit në një përpjekje për të rikthyer besimin e publikut, pasi sondazhet tregojnë se qeveria e tij po humbet mbështetjen ndaj partive të ekstremit të djathtë.

 

Një parti e vogël e krahut të majtë, “Kursi për Lirinë” dhe e djathta ekstreme “Zgjidhja Greke” bojkotuan ceremoninë e betimit të së enjtes në shenjë proteste ndaj trajtimit të katastrofës hekurudhore nga qeveria.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page