GREQI: NË KUADËR TË OPERACIONIT POLICOR NDËRKOMBËTAR TË KODUAR “KARTELA E KUQE” U ARRESTUA EDUARD VUSHAJ | I DËNUAR ME 16 VJET BURG: NË VITIN 2013 NË FSHATIN GRABOM U PËRFSHI NË GRABITJE DHE PLAGOSJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 14 hours ago
- 2 min read

Athinë, Greqi | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Eduard Vushaj, me moshë 39 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim policor nga Interpol Tirana.
Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, në bashkëpunim me një tjetër subjekt, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin dy veta, të cilët, janë kanosur me armë u janë marrë të hollat dhe automjeti.
Ata gjithashtu u plagosën me mjet prerës (thikë).
Njoftim | Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.
Operacioni “Kartela e kuqe”/Kapet në Greqi, një i dënuar me 16 vjet burgim për vjedhje me armë kryer në bashkëpunim.
Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.
Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.
Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments