top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GREQI: U ARRESTUA LIRIDON GUSHALI (I NJOHUR EDHE SI LIRIDON HOXHA) NGA DURRËSI | AKUZOHET PËR VRASJEN E NJË QYTETARI GREK (I PARAQITUR NË FOTO).

Seres, Greqi | Strukturat vendore të policisë greke arrestuan:

1- Z. Liridon Gushali (i njohur edhe si Liridon Hoxha), nga Durrësi.

 

Ai akuzohet për vrasjen e një qytetari grek me moshë 34 vjeç, mëngjesin e 1 janarit 2025, në pedonalen e Serres-it, në Greqi.

 

Viktima u godit për vdekje pas një konflikti me autorët. Në këtë ngjarje kriminale u përfshinë katër veta, tre nga të cilët qytetarë grekë të moshave 30, 28 dhe 27 vjeç si dhe qytetari shqiptar me moshë 29 vjeç.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një debat mes katër autorëve dhe viktimës u përshkallëzua në ushtrim dhune.

 

Viktima u godit dy herë me thikë, në zonën e brinjëve dhe të ijeve, duke marrë plage vdekjeprurëse. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Serres-it, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes.

 

Policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe gjashtë gëzhoja të një pistolete manovër, ndërsa hetimet penale paraprake për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të tjerë janë në vijim.

 

Qytetari grek që u vra në qendër, në pedonalen e Serres-it, në rrugën e Korfuzit, ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti do të bëhej sërish baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.

 

Gjithçka nisi kur viktima, i cili, ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.

 

Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili, ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal.

 

Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e klubit të natës, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.

 

Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.

 

Njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë në ajër. Ndonëse viktima është dërguar me auto-ambulancë në spitalin e Serres-it, pak kohë më vonë vdiq.

 

Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.

 

Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.

 

Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar.

 

akuza e ngritur paraprake është ajo e vrasjes me dashje dhe bashkëpunim.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page