GREQIA DO TË BLEJË NGA FRANCA 16 RAKETA “EXOCET” KUNDËR ANIJEVE | MINISTRI I FORCAVE TË ARMATOSURA TË FRANCËS SEBASTIEN LEKORNU (LECORNU) PO VIZITON ATHINËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Athinë, Greqi | “Greqia ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë 16 raketa kundër anijeve nga Franca”, tha të hënën ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias.
Marrëveshja për raketat “Exocet” të ndërtuara në Francë u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes Dendias dhe ministri i Forcave të Armatosura të Francës Sebastien Lekornu (Lecornu), i cili, po viziton Athinën.
Kostoja e marrëveshjes nuk u bë e ditur.
Sipas një pakti të mbrojtjes me Francën, të nënshkruar në vitin 2021, Greqia ra dakord të blinte tre fregata franceze dhe rreth 24 avionë luftarakë Rafale të prodhuara nga “Dassault”.
Përveç kësaj, Greqia ka thënë se do të blejë një fregatë të katërt Belharra dhe raketa lundrimi nga Franca, si pjesë e një plani mbrojtës prej 25 miliardë eurosh deri në vitin 2036 për të modernizuar forcat e saj të armatosura, ndërsa kërkon të mbajë ritmin me fqinjin e saj dhe rivalin historik, Turqinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments