Jeruzalem, Izrael | Znj. Hadas Klein, një dëshmitare kyçe në një nga çështjet gjyqësore në të cilat kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu akuzohet për korrupsion, ka paraqitur një ankesë pranë Prokurorit të Përgjithshëm kundër gruas së kryeministrit, Sara Netanjahu.
Sipas asaj që u raportua ditët e fundit nga kanali “Channel 12”, gruaja e udhëheqësit izraelit ishte përpjekur të frikësonte znj. Klein duke bërë që aktivistët nga Likud, partia e z. Netanjahu, të botonin sulme kundër saj dhe të demonstronin para shtëpisë së saj para ose gjatë dëshminë e saj në gjykatë.
Faqja e lajmeve “Ynet” raportoi gjithashtu se dëshmitarja kishte denoncuar një fushatë shpifjesh dhe kërcënimesh ndaj saj.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments