
Port-au-Prince, Haiti | Koalicioni i bandave të armatosura “Vivre Ensemble” (Të jetosh së bashku), i udhëhequr nga Jimmy Chérizier, i njohur edhe si “Barbekuja” (Barbecue) sulmoi objektet në Port-au-Prince të entit mediatik “Radio Télévision du Caribe” (Rtcv), grupi më i madh mediatik i Haitit.
Ky lajm raportohet nga enti mediatik “Infobae”.
Fotot dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë një nga godinat e RCTV-së në flakë në një zonë të kryeqytetit që prej disa muajsh është nën kontrollin e bandave.
“Burrat i vunë zjarrin radios. Ka flakë, ka flakë. Shihni dritaret? Ata janë të gjithë në zjarr”, thuhet në një video të sulmit.
Pak ditë më parë, koalicioni kriminal “Vivre Ansemble” rifilloi aksionet në zonën e Carrefour-Feuilles, duke detyruar qindra njerëz të braktisin banesat e tyre.
Sulmi në entin mediatik “Rtcv” demonstron kontrollin mbi territoret e pushtuara së fundmi nga “Vivre Ansemble”, pavarësisht pranisë, që nga qershori i kaluar, të Misionit Shumëkombësh për Mbështetjen e Sigurisë në Haiti.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commenti