HAITI: TË PAKTËN 5 VETA MBETËN VDEKUR NË SULMIN E BANDAVE KUNDËR BURGUT DHE KOMISARIATIT TË POLICISË; QINDRA TË BURGOSUR U ARRATISËN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 1
- 1 min read

Port Au Prince, Haiti | Sulmi i nisur të hënën nga bandat haitiane kundër burgut dhe stacionit të policisë në qytetin e populluar të Mirabelais, që ndodhet në veri të kryeqytetit Port au Prince, thuhet se ka lënë të paktën pesë civilë të vdekur, ndërsa qindra të burgosur janë arratisur nga burgu.
Burimet e policisë lokale të cituara nga gazeta Le Nouvelliste raportuan se sulmi kundër popullatës civile ishte një akt hakmarrjeje ndaj banditëve të vrarë gjatë patrullimeve të mëparshme në zonë.
Burimet konfirmojnë se stacioni i policisë dhe burgu civil i Mirebalais ishin objektivi i kriminelëve dhe se për disa javë kishte indikacione për një aksion të afërt nga bandat kundër komisariatit dhe spitalit universitar të Mirebalais.
Edhe pse sulmi u zmbraps falë përforcimeve të dërguara nga kryeqyteti, qyteti i Mirebalais - mësohet - mbetet në gatishmëri maksimale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires