HAKERAT KANË NXJERRË JASHTË LOJE TELESKOPËT ASTRONOMIKË PREJ GUSHTIT TË SHKUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 22, 2023
- 1 min read

Hauai, Amerikë | Ndoshta një sulm hakerash, ndoshta një mosfunksionim: fakti është se observatorët astronomikë amerikanë kanë qenë jashtë funksionit nga Hauai (Hawaii) deri në Kili, që nga 1 gushti i vitit të shkuar.
Komuniteti shkencor ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin e tij për problemin misterioz kompjuterik që ka goditur një qendër të Fondacionit Kombëtar të Shkencës, organizatë amerikane që koordinon përpjekjet e grupeve kërkimore ndërkombëtare.
Kjo u njoftua nga faqja e revistës Shkenca (Saiëns) Science, e cila, flet për një sulm kibernetik: megjithatë qendra e përfshirë, NoirLab, i referohet vetëm një incidenti kompjuterik, pa dhënë informacione të mëtejshme për këtë çështje.
Këto faqe, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj hakerëve, sepse, ato janë krijuar për të qenë lehtësisht të aksesueshme, në mënyrë që të lehtësojnë ndarjen e të dhënave shkencore.
Sipas raporteve, për të kapërcyer ngërçin, disa grupe kërkimore, po vlerësojnë dërgimin e studentëve në Kili, për të ndihmuar stafin që ka punuar pa u lodhur në dy javët e fundit, për të menaxhuar drejtpërdrejt teleskopët që nuk mund të kontrollohen më nga distanca.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments