Buenos Aries, Argjentinë | Rreth Krishtlindjeve, hakerët pushtuan faqen zyrtare të qeverisë argjentinase, duke publikuar ofendime ndaj presidentit Javier Milei.
Portali “Mi Argentina” ka qëndruar i paarritshëm për më shumë se një orë, siç e ka konfirmuar vetë ekzekutivi.
Hakerët publikuan një këngë që fyente udhëheqësin ultra-liberal së bashku me komente antisemite, si dhe modifikuan historitë në profilin e qeverisë në rrjetin social virtual Instagram.
Në rrjetin social virtual Iks (X), sekretariati kombëtar për Inovacionin, Shkencën dhe Teknologjinë tha se ajo që ndodhi pasqyron gjendjen e mjerueshme në të cilën qeveritë e mëparshme kanë braktisur sistemet e platformave dhe aplikacionet e menaxhimit elektronik.
Më pas ministria kritikoi opozitën për refuzimin e investimeve në sektorin e parashikuar nga dekreti i presidentit Mileit për domosdoshmërinë dhe urgjencën për të luftuar krimin kibernetik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments