HAKI BELA; EDMOND LIKA; SHKËLQIM KUKA; RILIND MURATI; DIAMANT GASHI; VATAN ÇAKA DO TË DALIN NË GJYQ PËR MASË SIGURIMI NË ORËN 13:00 | AKUZOHEN PËR VRASJEN E PUNONJËSIT TË POLICISË SË RKS MUHAMED LIKA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 3 min read

Ferizaj, Republika e Kosovës | Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon që ndaj të akuzuarve si vrasës të punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës Muhamed Lika (akt kriminal i kryer në Kaçanik) të shqiptohen masat e sigurimit vetjak.
Të arrestuar janë:
1- Z. Haki Bela.
2- Z. Edmond Lika.
3- Z. Shkëlqim Kuka.
4- Z. Rilind Murati.
5- Z. Diamant Gashi.
6- Z. Vatan Çaka.
Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet në orën 13:00, në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
I mituri Rejhan Bela i identifikuar si i dyshuari kryesor për kryerjen e aktit të vrasjes është vendosur në paraburgim për tridhjetë (30) ditë.
Vendimi iu shqiptua nga Departamenti për të Mitur pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Sipas përmbajtjes së akteve proceduriale penale vrasja u krye për 47 sekonda.
Në datën 01.04.2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, në katin e dytë, të hyrjes së një objekti banimi, i mituri në bashkëpunim të lartpërmendurit (me dashje dhe me paramendim) vranë të ndjerin Muhamed Lika.
“Viktima pas përfundimit të orarit të punës ora 22:53, rrugës për në banesën e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimësi nga madhorët deri te hamja e banesës së tij ku pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri Rejhan Bela i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri, në vend ngjarje janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 9.19 mm dhe nga plagët e marra, viktima Muhamet Lika në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik nga ekipet mjekësore është konstatuar vdekja e tij, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit, e pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit….” ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur”, thuhet në aktet proceduriale penale të organit të akuzës.
“Nga momenti i hyrjes së të miturit Rejhan në objekt deri në daljen janë 47 sekonda, pastaj rreth orës 22:58, nga kamerat e sigurisë, vërehet duke u kthyer me vrap mbrapa nga kishte ardhur pas kryerjes së vrasjes duke ikur në drejtim të lokalit Dukagjini”, thuhet po atje.
Në aktet proceduriale penale gjendet edhe një bisedë e inçizuar e kryer mes të lartpërmendurve.
“Pastaj i mituri pas kryerjes së vrasjes ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të lokalit…. ku bashkohet me të pandehurin Rilind Murati, i cili kishte qenë duke e pritur dhe së bashku largohen përmes rrugës “Mejdi Dalloshi” ku ishin duke vrapuar i mituri dhe i pandehuri dëgjohet një zë duke thënë “Bravo ik”, paraprakisht nga pamjet e kamerave vërehet i mituri Rejhan Bela së bashku me të pandehurit Rilind Murati dhe Vatan Çaka dhe lëvizjet e të pandehurve tjerë”, thuhet po atje.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comentários