top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAMDAN BALLAL - REGJISORI PALESTINEZ I CILI FITOI NJË ÇMIM ASKËR (OSCAR) PËR DOKUMENTARIN “NO OTHER LAND” - U PLAGOS NË PËRLESHJE ME KOLONËT IZRAELITË DHE MË VONË U ARRESTUA NGA NJERËZ TË USHTRISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 25
  • 2 min read
Z. Hamdan Ballal, drejtor i “No Other Land”.
Z. Hamdan Ballal, drejtor i “No Other Land”.

Jeruzalem, Izarel | Dhjetra kolonë që mbërritën këtë mbrëmje pranë fshatit Susia (Susya), në Bregun jugor Perëndimor dhe hodhën gurë në makina, shtëpi dhe banorë që u përgjigjën.

 

Z. Hamdan Ballal, regjisori palestinez i cili fitoi një çmim Askër (Oscar) për dokumentarin “No Other Land”, u plagos në përleshje dhe më vonë u arrestua nga njerëz të Ushtrisë Izraelite (IDF).

 

Bashkëdrejtori izraelit Juval (Yuval) Avraham shkroi në rrjetin social virtual Iks (X) se z. Ballal u sulmua.

 

Një grup kolonësh sulmuan shtëpinë e Hamdanit, i cili drejtoi filmin me mua. E rrahën në kokë dhe në të gjithë trupin. Derisa ishte i plagosur dhe i gjakosur, ushtarët hynë në ambulancën që kishte thirrur dhe e arrestuan. Që atëherë nuk ka asnjë lajm dhe nuk është e qartë nëse po merr kujdes mjekësor dhe çfarë po ndodh me të”, tha ai.

 

Z. Avraham ka postuar një video ku shihet një kolon i maskuar që dyshohet se sulmon fshatin Ballal.

 

Ata vazhduan të sulmojnë edhe aktivistët amerikanë, duke ua copëtuar makinën me gurë”, shtoi drejtori izraelit.

 

Sipas një dëshmitari okular, katër palestinezë u plagosën nga gjuajtja me gurë, shumica prej tyre lehtë.

 

Policia tha se tre palestinezë u arrestuan, duke përfshirë një të mitur izraelit, i cili, më vonë u lirua për shkak të plagëve të marra pasi u godit nga një gur.

 

Më 3 mars, “No Other Land”, i cili rrëfen prishjet e fshatit palestinez Masafer Jata (Yatta) në Bregun Perëndimor, fitoi çmimin Askër (Oscar) për dokumentarin më të mirë.

 

Në skenën në Los Anxhelos, dy nga katër regjisorët e filmit, një izraelit dhe një palestinez, bënë thirrje për të drejta për palestinezët dhe një zgjidhje të negociuar të konfliktit.

 

Z. Avraham, foli për shkatërrimin e Gazës dhe gjithashtu për pengjet izraelite, të rrëmbyer brutalisht më 7 tetor.

 

Ka një rrugë tjetër, një zgjidhje politike, pa supremaci etnike, me të drejta kombëtare për të dy popujt tanë”, tha ai.

 

Disa ditë pas fjalimit të z. Avraham për çmimin Askër (Oscar), Fushata Palestineze për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit (PACBI) lëshoi ​​një deklaratë duke dënuar dokumentarin për shkeljen e udhëzimeve kundër normalizimit të lëvizjes.

 

Kreu i këshillit bashkiak të fshatit palestinez Susia (Susya), megjithatë, kishte një mendim tjetër dhe falënderoi aktivistët për mbështetjen e tyre, përfshirë edhe ata izraelitë.

 

Dokumentari, pavarësisht çmimit Askër (Oscar), nuk ka gjetur ende një distributor në Amerikë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

留言

評等為 0(最高為 5 顆星)。
暫無評等

新增評等
bottom of page