top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HASHASH MADE IN ALBANIA | U LICENSUAN 138 FSHATRA PËR KULTIVIM HASHASHI; FSHATRAT E JUGUT JANË SHUMICË (VETËM GJIROKASTRA 53); TË VERIUT PAKICË (DISKRIMINIM KRAHINOR NË NDARJEN E HASHASHIT).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 22
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në Shqipëri u licensuan 138 fshatra për kultivimin e kanabisit mjekësor.

 

Kjo është një masë që u miratua nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë më 6 mars 2025, i cili, përcaktoi zonat kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore ose industriale.

 

Gjirokastra ka numrin më të madh të fshatrave të licencuara (53 fshatra).

Kukësi ka 23 fshatra.

Shkodra ka 17 fshatra.

Vlora ka 15 fshatra.

Fieri ka 4 fshatra.

 

Përpos sa më lart u miratuan standardet për zonat dhe parcelat e tokës ku mund të kultivohet kanabis mjekësor, duke siguruar që ato të mos ndodhen brenda zonave të mbrojtura, pyjeve, kullotave, zonave ushtarake apo atyre që janë të përcaktuara për turizëm.

 

Paracelat do të duhet të jenë të paktën 3 kilometra larg parqeve të bletëve dhe zonave ushtarake.

 

Ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor u miratua në vitin 2023. Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Hashashit (Cannabis-it) do të nisë punën për licencimin e kompanive që do të investojnë në këtë sektor.

 

Kompanitë duhet të investojnë një shumë minimale prej 10 milionë € dhe të sigurojnë kontrata eksporti.


Hashashi mjekësor ose industrial do të përdoret vetëm për eksport.


Kategorikisht nuk do të lejohet shitja e tij nëpër shkolla (kjo edhe falë faktit se tashmë ato janë plot me hashash, nuk ka më treg nëpër shkolla pasi klientët (myshternjtë) përdorues hashashi janë të rekrutuar qyshkur, por jo vetëm, gjithashtu po punohet natë e ditë për zgjerimin e rrethit të përdoruesve).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page