HESHTJA E TALIBANËVE PËR KRIZËN MES IZRAELIT DHE HAMASIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 31, 2023
- 5 min read
Nga znj. Françeska Salvatore (Francesca Salvatore). Romë, Itali | Në ngjarjen e ndërlikuar dhe tragjike që ka kapluar edhe një herë Lindjen e Mesme, që nga 7 tetori 2023, kryengritja e Umetit midis Magrebit, Azisë dhe Afrikës, ishte pasoja më e dukshme makroskopike: sheshe të mbushura me mbështetës të çështjes palestineze në Stamboll, si dhe në Bejrut, Tunis, Aman, Teheran, Tripoli, vetëm për të përmendur disa. Por në panoramën politike të botës islame, pas gati tre javësh, ka një mungesë të madhe: Afganistani i talibanëve. HESHTJA E LIDERSHIPT AFGAN. Udhëheqësi i tyre Hubatullah Akhundzada u shfaq menjëherë veçanërisht i kujdesshëm dhe i heshtur përballë ngjarjeve që çuan në një përplasje të re midis Izraelit dhe Hamasit. I dyti i tij në komandë, Mullah Mohammad Hassan, dhe bollëku i deputetëve të ndryshëm që i shoqërojnë, i kanë kënaqur ata me këtë rezervë. Edhe pse z. Akhundzada është më pak sociali i udhëheqjes afgane, kjo nuk i ka penguar asnjëherë talibanët që të përhapin propagandë përmes valëve ajrore, në platformat ku ata zakonisht përcjellin mesazhet e tyre. Një qëndrim pilatesk që kujton në mënyrë të turbullt momentet e para të luftës në Ukrainë, kur mediat në mbarë botën theksonin me tallje mesazhet e talibanëve, të cilët bënin thirrje për paqe dhe moderim. Por këtë herë ka diçka më shumë, një dëshirë specifike për të mos u përfshirë në çështjet e Lindjes së Mesme, edhe pse fqinji i tyre i rëndë, Irani, është në vijën e parë të luftës kundër Izraelit. Aq sa i vetmi person që theu heshtjen ishte ministri i brendshëm i përkohshëm, Sirajuddin Haqqani, një person i kërkuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, i cili, deklaroi: “Ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të të tjerëve, por kemi një simpati, e bazuar në besimin ndaj muslimanëve.” Një deklaratë sterile, por e veçantë, duke pasur parasysh, se lufta për Palestinën, është shprehja paradigmatike e betejës ekzistenciale të Islamit. Jo vetëm kaq, por, më 10 tetorin e kaluar, pak orë pas sulmit të Hamasit, grupi deklaroi se nuk do të dërgonte asnjë luftëtar në Gaza, dhe se nuk do të merrte pjesë në asnjë lloj aktiviteti në zonë. QËNDRIMI I TALIBANËVE TË RINJ QË NGA VITIT 2021. Përtej sasisë së mesazheve të marra nga talebanët, e cila, sipas disa analistëve është e krahasueshme me atë të situatave të tjera, cilësia tregon një tjetër aspekt të historisë. Talibanët, në fakt, nuk kanë lidhje formale me Hamasin, dhe për këtë arsye do të kufizoheshin në ofrimin e mbështetjes së tyre ekskluzivisht për popullin palestinez. Megjithatë, në ato pak mesazhe të rralla që dënojnë rrethimin e Gazës nga Izraeli, retorika e zakonshme e një grupi që shpesh ka thirrur mbështetjen hyjnore në luftimin e Perëndimit, dhe krahut të tij të armatosur, NATO-s, duket se mungon. Është i çuditshëm fakti i mospërfitimit të një mundësie joshëse, siç është përshkallëzimi në zonë, për të mos lëshuar refrenet e zakonshme që kanë jetuar talibanët nga viti 2001 e në vazhdim. Në këtë konsideratë, megjithatë, duhet mbajtur mend gjithashtu se mes atyre talibanëve dhe këtyre, kalon pothuajse një brez: siç e kishim analizuar në këto rubrika pas arratisjes së amerikanëve nga Afganistani, përqindjet e ADN-së së tyre kanë ndryshuar. Në vitet nëntëdhjetë grupi përbëhej kryesisht nga fondamentalistë islamikë, të gjallëruar nga dëshira për hakmarrje kundër Perëndimit, një strehë e mprehtë në Islam, për një botë që nuk e ka njohur kurrë konceptin e shtetësisë. Sot ka ende një pjesë të mirë të asaj matrice kuranore, megjithatë ajo nuk është më forca shtytëse pas punës së tyre, më së shumti një instrument. Dhe, si rrjedhim, është pak e dobishme për talibanët e rinj që të nisin betejat e lodhshme kozmopolite: xhihadi nuk u sjell atyre asnjë lloj avantazhi praktik, ata gjithashtu mund të harrojnë shenjtërinë islame, dhe të luajnë një lojë të re, që kalon përmes tërheqjes amerikane dhe ambicieve ruse dhe kineze. ZËRAT AFGANË QË DREJTOJNË GISHTIN NGA TALIBANËT. Shumë ish-udhëheqës afganë, dhe personalitete me ndikim, kanë qortuar talibanët për zbrazëtinë e përgjigjeve të tyre. Mes tyre, ish-guvernatori i provincës Balkh, Ata Mohammad Noor, i cili, publikoi një video që përmban audio, në të cilën, zëri i një gruaje fton talibanët të mbrojnë Gazën. Edhe zëri i një gruaje, Mariam Solaimankhil, një parlamentare afgane, iu bashkua korit të kritikave, duke i nxitur talibanët me kërkesat e saj për t'u bashkuar me luftën palestineze. Një postim i vetëm i komenteve të tij në një dokument - ende të pa verifikuar - i cili do të pengonte udhëheqjen ideologjike të muxhahedinëve të braktiste vendin për të shkuar dhe për të luftuar në Gaza. Ndalim që do të dënohej me ligj. Parlamentari kundërshton këtë masë të supozuar, duke akuzuar fytyrën e vërtetë të talebanëve se është e mirë vetëm për vrasjen e afganëve. TALIBANËT KUNDËR HAMASIT DHE INTERPRETIMET E ISLAMIT DHE ISIS K. Çështja është para së gjithash ideologjike: Hamasi merr fonde dhe mbështetje ushtarake nga Irani shiit, dhe talibanët e pranojnë këtë me vështirësi të jashtëzakonshme. Së dyti, marrëveshjet e Dohas të vitit 2020 i shohin talibanët të përkushtuar për të parandaluar shfaqjen e çdo kërcënimi ndaj Shteteve të Bashkuara, ose aleatëve të tyre në Afganistan. Kjo lë të nënkuptojë se tiradat dhe sulmet, megjithëse nuk përbëjnë mbështetje logjistike (që do të shkaktonte shkeljen e Marrëveshjeve), mund të vënë në pikëpyetje status quo- në e arritur në verën e dy viteve më parë: një dhimbje koke që Uashingtoni për momentin, nuk dëshiron të ketë kurrë, dhe që do të shkaktonte vetëm dëme dhe izolim të mëtejshëm për udhëheqjen e Kabulit. Por ka një tjetër çështje që luan me frikën e talibanëve: i ashtuquajturi Isis-K, dega afgane e Shtetit Islamik. Varianti afgan i ISIS-it ka një gjenezë relativisht të fundit, dhe ka mbledhur ndjekës, gjatë shtatë viteve të fundit, duke qenë nënshkrimi i sulmeve kryesore në kryeqytetin Kabul, duke konkurruar me talibanët për objektiva ushtarakë dhe civilë. Kjo ndarje lind nga rivalitetet brenda vendit, bazuar në dallimet me pashtunët, fajtorë për pazaret me CIA-n, dhe gjithë Perëndimin. Dega K e Shtetit Islamik ndjek gjithashtu një interpretim të rreptë salafist të Islamit. Lindja e grupit ndodhi në provincën e Khorasanit, në kufi me Pakistanin, ku komandantë të shumtë dezertorë të forcave talibane, zgjodhën flamurin e zi. Ndryshe nga talebanët, ISIS-K e kishte shprehur qartë qëllimin e tij, për të nisur sulme ndaj fuqive perëndimore. Për më tepër, ISIS-K nuk e mbështeti Hamasin për shkak të lidhjeve të tij me Iranin: rreziku është, pra, që një lëvizje e talibanëve mund të korrespondojë me një kundër-lëvizje, si në kuptimin e solidaritetit - një solidaritet i ri, dhe i rizbuluar, si dhe i përshtatshëm - ose edhe si një sfidë ndaj rezultateve të Hamasit, duke planifikuar diçka edhe më të dëmshme, se ajo që ndodhi në Izrael. Hipoteza që varen edhe nga shtrirja e forcës së grupit K, të cilat, mbeten ende të panjohura. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments