Seul, Kore e Jugut | Hetuesit e Koresë së Jugut po presin lëshimin e një urdhër-arresti të ri për ish-presidentin Yoon Suk Yeol, pasi nuk arritën të ekzekutojnë të parin - i cili skadoi dje - për shkak të vendosjes së madhe të ushtarëve dhe anëtarëve të sigurisë për të mbrojtur presidentin e rrëzuar.
Ndërkohë, ish-presidenti Yoon mbetet i izoluar në rezidencën e tij në Seul, me sa duket aspak i gatshëm t'u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarëve në lidhje me vendosjen e tij të shkurtër të ligjit ushtarak në vend.
Urdhri i parë i arrestit, i lëshuar më 31 dhjetor 2024, skadoi mesnatën e djeshme (16:00 në Shqipëri).
Të premten e kaluar, hetuesit nga Zyra e Hetimit të Korrupsionit (CIO) hynë në banesën e tij së bashku me rreth 80 oficerë policie, por u përleshën me rreth 200 ushtarë dhe agjentë të Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) dhe u tërhoqën - me duar bosh - pas gjashtë orësh përballje të tensionuar.
Ndërkohë, Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës, njoftoi një ankesë kundër presidentit aktual Choi Sang-mok për mospërmbushje të detyrës, pasi i kërkoi më kot të urdhëronte PSS që të mos rezistonte ndaj arrestimit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments