top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HOLANDA NËNVLERËSOI TË DJATHTËN EKSTREME – DHE E HIRT VILLDËRS (GEERT WILDERS) FITOI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 23, 2023
  • 4 min read

Oslo, Norvegji | Vetëkënaqësia mediatike dhe vendimi i kryeministrit në largim Mark Rutte për të bërë fushatë për emigracionin kanë krijuar një tërmet politik.


Dy gjëra ishin tashmë të qarta muaj përpara ditës së zgjedhjeve holandeze: Holanda do të kishte një kryeministër të ri, dhe dhjetëra parlamentarë të rinj.


Dyzet deputetë në parlament, një e katërta e Tweede Kamer (Dhoma e Ulët), dhe akoma më e habitshme, tre nga katër liderët e koalicionit në largim të udhëhequr nga konservatorët kishin njoftuar largimin e tyre nga politika kombëtare.


Ironikisht, në këtë det ndryshimesh elektorale, ishte shtylla e ekstremit të djathtë, Hirt Vildërs (Geert Wilders), deputeti që do të jetë së shpejti më jetëgjatë, ai që do të dilte fituesi i madh.


Si e kuptojmë tërmetin politik që ka vënë në vend të parë z. Vildërs (Wilders), dhe partinë e tij PVV, dhe si do të ndikojë ai në politikën holandeze dhe evropiane?


Mësimi i parë dhe më i rëndësishmi është ai që politikanët holandezë në veçanti duhet ta kishin ditur, siç ka ndodhur vazhdimisht në tre dekadat e fundit në Holandë, dhe në mbarë Evropën Perëndimore.


Nëse i bëni zgjedhjet për çështjet e së djathtës ekstreme, veçanërisht “problemin” e emigracionit, e djathta ekstreme fiton.


Këtë e pamë së fundmi në Suedi.


Një tjetër ngjashmëri me zgjedhjet suedeze, të vitit të kaluar, është se nëse bëni zgjedhje për përshtatshmërinë e së djathtës ekstreme për të qeverisur, e djathta ekstreme fiton.


Në javën e fundit të fushatës, ndërsa PVV bëri një rritje tronditëse në sondazhe, artikull pas artikulli shpalli tonin më të butë të z. Villdërs (Wilders), i cili, gjoja kishte zbutur tehet e mprehta të tij.


Madje, gjithnjë mendjemprehtë, por rrallë herë kritike, mediat holandeze filluan ta quanin edhe si Hirt Milldërs (Geert Milders).


Në realitet, dhe siç theksoi disa herë z. Villdërs (Wilders), nuk kishte ndryshim në program, por një ndryshim në strategji.


Ai nuk i ka moderuar qëndrimet e tij ekstreme në lidhje me emigracionin apo Islamin, aq më pak që i ka hedhur poshtë ato.


Përkundrazi, ai ka thënë se ka probleme më të mëdha sesa kufizimi i emigracionit për momentin.


Përgjegjësi i fundit për fitoren masive të z. Villdërs (Wilders) është, për ironi, armiku i tij personal, z. Mark Rut (Mark Rutte), kryeministri në largim konservator (VVD), i cili, vendosi të hedhë në erë koalicionin e tij për çështjen specifike të azilkërkuesve.


Duke e zhvendosur fokusin nga një polemikë mbi përdorimin e azotit nga fermerët, dhe ndarjen (të supozuar) urbane-rurale – që e shtyu partinë agrare populiste BBB, në një fitore masive, në zgjedhjet provinciale, në fillim të këtij viti – përsëri te imigracioni, VVD e z. Rut (Rutte) kishte shpresuar të dominonte fushatën.


Në vend të kësaj, si gjithmonë, është PVV e ekstremit të djathtë ajo që ka fituar.


Siç tha Zhan-Mari Lë Pen (Jean-Marie Le Pen) gati gjysmë shekulli më parë, njerëzit preferojnë origjinalin mbi kopjen.


Për më tepër, kur pasardhësja e z. Rut (Rutte), në udhëheqjen e VVD-së, znj. Dilan Yeşilgöz-Zegerius, hapi derën për një koalicion të mundshëm me z. Villdërs (Wilders), me shpresën për t'u bërë kryeministre e një koalicioni të tillë, ajo ndihmoi në normalizimin e tij, gjë që u mor me padurim nga gazetarët holandezë, të cilët, u mërzitën nga fushata e profilit të ulët.


Për të qenë të drejtë, z. Villdërs (Wilders) i përdori shkëlqyeshëm këto mundësi, duke treguar përvojën dhe aftësitë e tij të jashtëzakonshme politike në intervista dhe debate.


Megjithatë, ndërsa ishte e hapur për të qeverisur me z. Villdërs (Wilders), zj. Yeşilgöz-Zegerius ishte e bindur në ditët e fundit të fushatës se ajo nuk do të qeveriste nën të.


Duke qenë se anti-establishmenti Pieter Omtzigt, dhe partia e tij centrist e quajtur Kontrata e Re Sociale (NSC) e kishin përjashtuar plotësisht punën me PVV e z. Villdërs (Wilders), fitorja elektorale e z. Villdërs mund të shndërrohej ende në humbje politike.


Në fakt, madhësia e fitores së tij, dhe epërsia e madhe e partisë së tij ndaj VVD-së, e cila, doli e treta, mund ta detyrojë këtë të fundit, të bashkohet me një koalicion anti-Villdërs (Wilders), së bashku me aleancën e majtë të Gjelbërve/Social Demokratëve të z. Frans Timmermans, dhe lëvizjen e re të z. Omtzigt.


Problemi kryesor me këtë, megjithatë, është se të Gjelbërit/Social Demokratët (GL/PvdA), si partia më e madhe e atij koalicioni, me siguri do të pretendojnë postin e kryeministrit për z. Timmermans.


Për më tepër, me liderin e VVD-së, Yeşilgöz-Zegerius, që kontaktoi z. Villdërs (Wilders), por e refuzoi z. Timmermans sepse ajo tha se ai do ta taksonte vendin copë-copë, një koalicion nën z.Timmermans mund të çonte në një reagim të madh midis anëtarëve dhe votuesve të VVD-së.


Cilido qoftë rezultati i negociatave të koalicionit, roli i Holandës në pjesën tjetër të botës, veçanërisht në Bashkimin Evropian, do të ndryshojë.


Së pari, me largimin e z. Rut (Rutte), liderit politik më të zgjedhur në mënyrë demokratike brenda BE-së, vendi nuk do të jetë më aq shumë mbi peshën e tij, sa bëri në dekadën e kaluar.


Së dyti, megjithëse Holanda ka pushuar prej kohësh të jetë motor i integrimit evropian, nën udhëheqjen e z. Rut (Rutte), koalicionet e ndryshme holandeze të dekadës së fundit “lehnin” më shumë se sa “thumbuan”.


Tani, me partitë e hapura euroskeptike, si PVV dhe NSC e z. Omtzigt, fituesit e mëdhenj, VVD konservatore, ndoshta do të bëhet edhe më e përqendruar në politikën e saj evropiane, duke komplikuar më tej një koalicion me eurofilet GL/PvdA (veçanërisht nën z. Timmermans) dhe liberalin D66.


Megjithatë, tani për tani, Holanda do të duhet të pajtohet me një realitet të ri.


Pas gati 25 vitesh shërbimi për votuesit e ekstremit të djathtë, gjoja për të mposhtur partitë e ekstremit të djathtë, një parti e ekstremit të djathtë, është partia më e madhe në parlament.


Ndoshta tani, më shumë se 20 vjet pas ngritjes së z. Pim Fortuyn, vendi më në fund mund të fillojë një diskutim të sinqertë, dhe të hapur, për problemin e tij të ekstremit të djathtë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page