Amsterdam, Vendet e Ulëta | Amsterdami, kryeqyteti i Holandës, ka më shumë se 100 kilometra (62 mi) grachten (kanale), rreth 90 ishuj dhe 1500 ura.
Tre kanalet kryesore (Herengracht, Prinsengracht dhe Keizersgracht), të gërmuara në shekullin e 17-të, gjatë epokës së artë holandeze, formojnë breza koncentrikë rreth qytetit, të njohur si Grachtengordel.
Krahas kanaleve kryesore ndodhen 1550 ndërtesa monumentale. Zona unazore e kanalit të shekullit të 17-të, duke përfshirë Prinsengracht, Keizersgracht, Herengracht dhe Jordaan, u renditën si sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2010, duke kontribuar në famën e Amsterdamit si “Venecia e Veriut”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Comments