top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I ARRATISURI NGA BURGU DAUT LAZE PAS ARRESTIMIT NGA POLICIA E SHTETIT DEKLAROI SE ISHTE FSHEHUR NË XHAMITË E TIRANËS I NDIHMUAR NGA BESIMTARËT MYSLIMANË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 1 min read

Lagjja “Astir”, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Daut Laze, me moshë 49 vjeç.

 

Pas arrestimit ai deklaroi se ishte fshehur nëpër xhami me ndihmën e besimtarëve myslimanë.

 

Ai deklaroi se kishte ndryshuar edhe pamjen e jashtme me qëllim që të mos njihej nga autoritetet policore.


Njoftim | Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

 

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.

 

Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.

 

Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page