I DËRGUARI I POSAÇËM I SHBA-ës PËR UKRAINËN KEITH KELLOGG DHA INTERVISTË PËR GAZETËN BRITANIKE “THE TIMES”: UKRAINA MUND TË NDAHET NË DYSH ASHTU SIÇ U NDA BERLINI PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 12
- 1 min read

Uashington, Amerikë | I dërguari i posaçëm i ShBA-ës për Ukrainën, Keith Kellogg, tha se vendi mund të ndahet si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë.
Në një intervistë për gazetën britanike “The Times”, zyrtari amerikan sugjeroi se trupat franceze dhe britanike mund të merrnin kontrollin e disa zonave në Ukrainën perëndimore, duke vepruar si një forcë sigurie, ndërkohë që ushtria ruse do të ishte në krye në lindje.
Në këtë skenar, trupat ukrainase do të ishin brenda një zone të çmilitarizuar midis dy zonave.
Ish-gjenerali amerikan tha se një prani e përbashkët ushtarake britaniko-franceze në perëndim të lumit Dnipro, i cili, copëton Ukrainën dhe kalon përmes Kievit, nuk do të ishte aspak një akt provokues kundër Moskës, duke shtuar se vendi ishte mjaft i madh për të pritur forca të shumta të armatosura në një përpjekje për të negociuar një armëpushim.
“Do të ishte diçka e ngjashme me atë që ndodhi me Berlinin pas Luftës së Dytë Botërore”, theksoi ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários