top of page
E BARDHË SHIRIT.png

I DËRGUARI I POSAÇËM I SHTËPISË SË BARDHË STIV UITKOF (STEVE WITKOFF): PRESIDENTI PUTIN ËSHTË I HAPUR PËR PAQE TË PËRHERSHME ME UKRAINËN | INTERVISTË ME FOX NEWS PAS TAKIMIT NË RUSI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 days ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Vladimir Putin do të ishte i hapur për një marrëveshje paqeje të përhershme me Ukrainën”, tha i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Stiv Uitkof (Steve Witkoff), në një intervistë për transmetuesin televiziv Faks Njuz (Fox News), të transmetuar këtë mëngjes, pas takimit të tij të tretë me udhëheqësin e Kremlinit që nga muaji janar (të premten në Shën Petersburg, të cilin ai e quajti të dobishëm dhe frymëzues për t'i dhënë fund luftës që ka vazhduar për më shumë se tre vjet.

 

Kërkesa e Putinit është të arrihet një paqe e përhershme. Pra, përtej armëpushimit, ne kemi një përgjigje”, tha z. Uitkof (Witkoff), duke pranuar se u desh pak kohë për të arritur në këtë pikë dhe duke shtuar se takimi i Shën Petersburgut u ndoq gjithashtu nga dy nga këshilltarët kryesorë të Putinit, Juri (Yuri) Ushakov dhe Kirill Dmitriev.

 

Unë mendoj se mund të jemi në prag të diçkaje shumë, shumë të rëndësishme, për të arritur atë që ai tha një kusht shumë, shumë të rëndësishëm për të gjithë botën, për paqen me Kievin shtoi se marrëveshjet tregtare midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë gjithashtu pjesë e negociatave.


Unë mendoj se ka një shans për të riformuar marrëdhëniet ruso-amerikane përmes disa mundësive shumë interesante tregtare, të cilat, mendoj se mund të sjellin stabilitet të vërtetë edhe në rajon”, tha ai.

 

Muajin e kaluar, presidenti Putin hodhi poshtë një propozim të përbashkët ShBA-Ukrainë për një ndalim të plotë dhe të pakushtëzuar të konfliktit, ndërsa Kremlini e kushtëzoi armëpushimin e Detit të Zi me heqjen e disa sanksioneve perëndimore.

 

Ditën e djeshme presidenti Tramp (Trump) e akuzoi presidentin Volodimir Zelenski se la të shpërthente lufta. Ai akuzoi edhe presidentin Putin si bashkëfajtor.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page