Tiranë, Shqipëri | I mituri Luis Meçja, me moshë 14 vjeç, i cili, mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani, ka bërë apel për ndihmë finaciare pasi nuk përballon dot shpenzimet financiare për t’u kuruar.
I mituri, i cili ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka marrë 4 goditje me thikë që i kanë shkaktuar dëme të rënda në trup, ka hapur një faqe GoFundMe ku kërkon ndihmë financarie për shkak se prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun e fizioterapistin.
Në mesazh, i mituri Luis Meçja shkruan si më poshtë vijon.
“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.
Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin.
Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments