I PENDUARI I DREJTËSISË PENALE NUREDIN DUMANI: NJË SHEF KRIMESH NË ELBASAN MË INFORMONTE PËR TALO ÇELËN; KËRKONTE 10 MIJË € NË MUAJ PËR INFORMACIONIN QË MË JEPTE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 25
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në Gjykatën e Posaçme (GjKKO) u mbajt seanca gjyqësore për dosjen penale të koduar “Plumbi i Artë”.
I penduari i Drejtësisë Penale Nuredin Dumani ka dëshmuar sërish.
“Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa.
Oti Kilën e njihja personalisht, kam ndenjur me atë bashkë me vëllain tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë.
Në të njëjtën ditë u bë shit-blerja. Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henrik Hoxha e kishtë shok, më jepte informacione për Talo Çelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj.
Një dite para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier.
Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallash.
Mitralozin ma dha çuni i xhaxhait tim. Makinën për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, me thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di”, deklaroi i penduari i Drejtësisë Penale Nuredin Dumani.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires