IU DHA LAMTUMIRA E FUNDIT PUNONJËSIT TË POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE ISH-USHTARIT TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS MUHAMED LIKA QË U VRA MBRËMË NGA NJË DORË E PANJOHUR NË KAÇANIK.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 2
- 1 min read

Kaçanik, Republika e Kosovës | Punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës dhe ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Lika, i cili, u vra me armë zjarri para banesës së tij, iu dha sot lamtumira e fundit.
Ceremonia mortore u mbajt në vendlindjen e tij, ku morën pjesë familjarë, kolegë të Policisë së Republikës së Kosovës, ish-bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë që shkuan për ta nderuar dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Në fjalimet e mbajtura në ceremoninë e varrimit, ai u përshkrua si një njeri i ndershëm, një profesionist i përkushtuar dhe një atdhetar i vërtetë.
Vrasja e tij ka tronditur vendin, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat e plota të këtij akti të rëndë.
I paharruar qoftë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments