top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ILLINOIS: NJË AVION KAÇATORR U PËRPLAS NË NJË PARKING NË SHBA-ës | PILOTI I MBIJETOI PËRPLASJES: PILOTI KA PËSUAR LËNDIME TË LEHTA DHE ËSHTË LARGUAR VETË NGA VENDI I NGJARJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ilinois, Amerikë | Një aeroplan u përplas në një park makinash pranë aeroportit Deer Valley në Phoenix, ShBA-ës, me pilotin, i cili, ishte i vetmi person në bord, i mbijetuar.

 

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00 (me orën lokale) të së shtunës, 19 prill 2025.

 

Zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje pasi u njoftuan për një avion që u përplas në një parking pranë një ndërtese pranë kryqëzimit të Central Avenue dhe Deer Valley Road në veri të Foniksit (Phoenix).

 

Piloti ka pësuar lëndime të lehta dhe është larguar vetë nga vendi i ngjarjes. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha në një deklaratë se piloti raportoi probleme me motorin pak para rrëzimit.

 

Duhet të theksohet se operimi i aeroportit nuk është ndikuar nga përplasja.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page