top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ILLN MASK (ELON MUSK) NË NJË POSTIM NË IKS (X) SHFAJËSOI STALININ + HITLERIN + MAO CE DUNIN PËR GJENOCIDET QË SHKAKTUAN | MË PAS E FSHIU POSTIMIN.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Miku i parë i presidentit amerikan Danlld tramp (Donald Trump) ndau një postim të shkruar nga përdoruesi për veprimet e tre diktatorëve të shekullit të 20-të, më pas e fshiu shpejt pasi shkaktoi reagime.

 

Postimi pretendonte në mënyrë të rreme se Jozef (Joseph) Stalin, udhëheqësi komunist i Bashkimit Sovjetik deri në vitin 1953, Adolf Hitler, udhëheqësi i Partisë Naziste në Gjermani dhe Mao Ce Duni, themeluesi i Republikës Popullore të Kinës, nuk shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve nën kontrollin e tyre.

 

Përkundrazi, thuhet në postim, punonjësit e sektorit të tyre publik ishin përgjegjës.

 

Z. Mask (Musk) e ndau postimin pa koment, por e hoqi shpejt pasi disa përdorues të rrejteit social virtual Iks (X) e kritikuan atë si antisemitik dhe përçmues të gjenocidit.

 

Historianët kanë dokumentuar gjerësisht se miliona njerëz vdiqën nën regjimin e Stalinit në gulage dhe spastrime, se miliona hebrenj u masakruan nën regjimin e Hitlerit gjatë Holokaustit dhe se miliona kinezë u zhvendosën ose u vranë gjatë Revolucionit Kulturor të Maos.

 

Por z. Mask (Musk) ka përqafuar më shumë se një herë tezat revizioniste dhe ka minimizuar prapavijën ekstremiste të forcave të ndryshme të ekstremit të djathtë në Evropë, si partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, e cila, gjithashtu u kritikua për përshëndetjen e tij naziste në një tubim të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Në të kaluarën, shefi i Tesla-s ka publikuar gjithashtu postime të ndryshme në Iks (X) që konsideroheshin antisemite, duke i trembur reklamuesit dhe duke e detyruar atë të kërkonte falje ose të bënte sqarime.

 

Ai u ndihmua gjithashtu nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili, nuk e ka kritikuar kurrë, por përkundrazi vazhdon ta trajtojë atë si mik dhe aleat.

 

Z. Musk gjithashtu shkaktoi polemika për pyetjen në Iks (X), pas sulmit të dështuar ndaj presidentit Tramp (Trump), pse askush nuk ishte përpjekur të vriste presidentin e atëhershëm Xhëu Baidn (Joe Biden) ose zv/presidentin e tij Këmellë Heris (Kamala Harris).

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page