IMAZHET E AI TË FYTYRAVE TË BARDHA TANI JANË HIPER-REALE: STUDIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 16, 2023
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Imazhet e inteligjencës artificiale (AI) të fytyrave të bardha tani janë hiper-reale: Fytyrat e studimit gjykohen më shpesh si (a) njerëzore dhe (b) AI. Lloji i stimulit (AI ose njeri; mashkull ose femër), ID-ja e stimulit (Nightingale & Farid, 2022) dhe përqindja e pjesëmarrësve që e vlerësuan fytyrën si (a) njeri, ose (b) “AI”, janë renditur poshtë çdo fytyre. Imazhet e fytyrave të krijuara nga inteligjenca artificiale (AI) tani mund të duken më reale sesa fotografitë e njerëzve të vërtetë – për sa kohë që janë të bardhë, tha një studim të hënën. Inteligjenca artificiale tani është aq e mirë në paraqitjen e njerëzve të bardhë sa që imazhet janë hiper-reale, thuhet në raportin e revistës Psychological Science. Por “AI” tenton të përshkruajë njerëz të etnive të tjera me tipare të bardha, sepse të dhënat e përdorura për të trajnuar algoritmet janë të njëanshme, tha autorja kryesore Emi Douell (Amy Dawel), nga Universiteti Kombëtar Australian (ANU). Nëse fytyrat e bardha të “AI” perceptohen vazhdimisht si më realiste, kjo teknologji mund të ketë implikime serioze për njerëzit me ngjyrë duke përforcuar përfundimisht paragjykimet racore në internet, tha ajo. Autorët thanë se ishte jetike për të edukuar publikun rreth hiper-realizmit të “AI” së sotme për të shmangur dezinformimin dhe mashtrimet në internet. Studiuesit përdorën 200 fotografi - 100 të krijuara nga “AI” dhe 100 njerëz të vërtetë - dhe pyetën 124 pjesëmarrës se cilat ishin “AI”, dhe cilat ishin të vërteta. Nga pesë fytyrat e identifikuara më shpesh si njerëzore, katër ishin “AI”. Nga pesë të parët e vlerësuar si “AI”, katër ishin njerëz. Studiuesit kryen një tjetër eksperiment për të kuptuar pse ndodhi ky rast, duke kërkuar nga më shumë se 600 njerëz të vlerësojnë cilësi të ndryshme të imazheve - atraktivitetin, familjaritetin, cilësinë e imazhit. Dallimet e qarta mbetën midis “AI” dhe imazheve reale, thanë studiuesit, por pjesëmarrësit ose po i keqinterpretonin detajet ose i humbisnin ato tërësisht. Për shembull, pjesëmarrësit prireshin t'i gjykonin fytyrat si njerëzore nëse ato ishin më proporcionale, më pak të paharrueshme dhe më të njohura - por këto cilësi ishin më të spikatura në imazhet e “AI”. Studiuesit përdorën të dhënat e bazuara në këto perceptime për të programuar një model që ishte në gjendje të identifikonte me saktësi më shumë se 90 % të fytyrave. Megjithatë, ne nuk mund të mbështetemi në këto shenja fizike për një kohë të gjatë, tha znj. Douelll (Dawael). Teknologjia e “AI” po përparon aq shpejt sa ndryshimet midis “AI” dhe fytyrave njerëzore ndoshta do të zhduken së shpejti. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments