INDIA PREZANTOI SPITALIN E PARË PORTATIV | IDEAL PËR FATKEQSITË NATYRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 15, 2023
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | India ka prezantuar spitalin e parë portativ të fatkeqësive në botë, të quajtur “Aarogya Maitri Cube”.
Zhvilluar në kuadër të projektit BHISHM, ai përbëhet nga 72 kube të organizuar në tre korniza, secila me 12 mini-kuba.
Kjo zgjidhje e gjithanshme e kujdesit shëndetësor, përmban pajisje mjekësore kritike, duke përfshirë salla operative, mini-ICU, ventilatorë dhe më shumë sende mjekësore, i aftë të mbështesi 200 pacientë për 48 orë.
I frymëzuar nga iniciativat e kryeministrit Modi, projekti synon të ndihmojë vendet në krizë. Tashmë i është dhuruar Mianmarit dhe do t'i jepet Sri Lankës.
Kubi mund të transportohet me helikopter ose dron dhe është projektuar për skenarë të ndryshëm fatkeqësish.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Commentaires