INDONEZI: DY STUDENTË U KAPËN DUKE KRYER MARRËDHËNIE HOMOSEKSUALE | U NDËSHKUAN PUBLIKISHT ME RRAHJE ME DRU CARACI: NJËRI U GODIT 82 HERË; TJETRI 77 HERË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 27
- 2 min read

Xhakartë, Indonezi | Dy burra u rrahën publikisht në provincën konservatore Akeh (Aceh) të Indonezisë të enjten pasi u shpallën fajtorë për marrëdhënie seksuale nga një gjykatë që vepron sipas ligjit të rreptë islamik.
Ndërsa seksi homoseksual nuk është i paligjshëm diku tjetër në Indonezi - kombi më i populluar në botë me shumicë myslimane - ai është i jashtëligjshëm në Akeh, i cili, imponon një version të sheriatit, kodin ligjor islamik.
Goditja me kamzhik filloi para mesditës në një park në kryeqytetin provincial Banda Akeh (Aceh), me një burrë të akuzuar për nxitjen e marrëdhënies u godit 82 herë dhe burrin e dytë 77 herë.
“Të dy ishin të kapur me një shkop bastun prej palme kacavjerrëse ndërsa dhjetëra po ndiqnin aktin e rrahjes”, sipas një gazetari të pranishëm të agjencisë së lajmeve “AFP”.
Dënimet e burrave u ulën me tre goditje me kamzhik për tre muaj të kaluar në paraburgim.
Në muajin nëntor, vendasit bastisën një dhomë me qira në Banda Akeh (Aceh) dhe gjetën dy burrat - të dy studentë në një universitet lokal - së bashku.
Ata u dërguan në policinë e sheriatit për krimin e dyshuar të marrëdhënieve seksuale.
Mbrojtësit e të drejtave kritikuan dënimin si pjesë e një tendence më të gjerë të diskriminimit ndaj personave LGBTQ në vend.
“Kërcënimi, diskriminimi dhe abuzimet ndaj individëve LGBTQ në Aceh janë si një pus pa fund”, i tha agjencisë së lajmeve “AFP”, Andreas Harsono, studiues në Indonezi në organizatën “Human Rights Watch”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Commentaires