INSIDOR REXHEPI U EMËRUA DREJTOR I PËRGJITHSHËM I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 20, 2024
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Insidor Rexhepi, u emërua drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave, i Republikës së Shqipërisë, me propozimin e ministries së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.
VKM:
V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Insidor Rexhepi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.
Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
ความคิดเห็น